Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi është kthyer në “senasacion” te ekipi i Mallorca-s dhe La Liga me dopietë e djeshme kundër Rayo Vallecano në kampionatin spanjoll, 31-vjeçari theu rekordion e golave të Samuel Eto’o në La Liga me skuadrën majrokase, ndërsa “kërcënon” Mbappen në listën e golashënuese këtë sezon.
Në një lidhje live me emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ish-trajneri Artan Mërgjyshi ka treguar disa prapaskena me Muriqin, periudhë kur e drejtonte te ekipi i Besës së Kavajës:
“Vedat Muriqin e kam drejtuar në ekipin e Besës për shumë pak kohë, sikurse Gugash Magani te Teuta. Pse u largua nga Teuta? Mesa di unë, Magani e ka pasur lojtar të preferuar. Në atë kohë, te ekipi durrsak kishte prioritet Daniel Xhafa. Pra, Muriqi kishte pak hapësira të Teuta.
Mbaj mend kur isha trajner i Besës dhe po luanim karshi Teutës, Muriqi u fut në fushë minutat e fundit. Përmes tij, skuadra durrsake barazoi ndeshjen, e mbyllur 2 – 2. Në fillimet e tij, Muriqi ishte i ndrojtur, shumë i dëgjuar dhe gati të sakrifikonte gjithçka për ekipin.
Njeri i vuajtur, mesa di unë, ishte fëmijë jetim, pa baba. Xhaxhai i tij më ka takuar kur u transferua nga Teuta te Besa. Pagesa? Në fakt Muriqi ishte në kontratë me Teutën dhe te Besa paguhej 1 mijë euro në muaj, diçka e tillë. Pagesë normale. Te Besa nuk ishte e lehtë, pasi kisha lojtar të spikatur si Sefa, Bernard Berishën apo Sidrit Guri, pa harruar Mancakun.
Largimi? Vedat më tha: Presor kam një ofrtë të mirë nga Turqia, nuk mund t’i them jo’. Ai luajti edhe 4 ndeshje me shpresat e Shqipërisë. Bëri hapa galopand në kohë shumë të shkurtër”.
