Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gardianët e Kryeqytetit ndajnë “fronin”, ja portierët më të shtrenjtë të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Gardianët e Kryeqytetit ndajnë “fronin”, ja portierët

Portierët në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një nga pikat kyçe të kampionatit. Çdo vit ka elementë të rinj ose jo, por që japin siguri në katërkëndëshin e portës.

Vlerat e tyre janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, teksa edhe këtë sezon bien ne sy vlerat goxha të mira të portierëve të Abissnet Superiore.

  • Pano Qirko ndan “fronin” me Gentian Selmanin. Portierët e kryeqytetit e kanë vlerën respektivisht nga 300 mijë euro. Një shifër mjaft e lartë që duke parë moshën dhe aftësitë e tyre, mund të rritet përsëri.
  • Bekim Rexhepi, që do të jetë portieri i sezonit të ardhshëm i Dinamos ka një diferencë prej 50 mijë eurosh me dy vendet e para. Kartoni i ish-portierit të Partizanit vlerësohet të jetë 250 mijë euro. Të njejtën vlerë ka edhe gardiani i Kukësit, Angelo Tafas dhe i Egnatias, Alen Sherri.
  • Në vendin e gjashtë mund të themi që është një surprizë përsa i përket vlerës. Mario Dajsinani, gardiani i Laçit vlerësohet plot 200 mijë euro nga Transfermakt. Një shifër mjaft e lartë për portierin 24-vjeçar duke parë që kurbinasit nuk janë në nivelin e duhur ekipor.
  • Vendin e shtatë e mban Marco Alia, portieri i Skënderbeut që u transferua këtë merkato në Korçë. Pavarësisht eksperiencës në Itali, sidomos me ekipin e Lazios, vlera e Aliaj nuk është më shumë se 175 mijë euro.
  • Dashamir Xhika i Erzenit dhe Endri Dema i Teutës ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të le të themi duke qenë të dy me të njëjtën vlerë. Portierët vlerësohet të jenë 100 mijë euro. Edhe pse Dashamir Xhika 34 vjeçar dhe Endri Dema vetëm 19 vjeç, janë vlerësuar në mënyrë të barabartë.
  • Vendin e fundit e mban portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri. Sipas asaj që “zbardh” Transfermakt, vlera e portierit të shkodranëve është 75 mijë euro. Një shifër mjaft e ulët krahasuar me portierët e tjerë të kampionatit. Gjithsesi 22-vjeçari ka mundësinë të tregojë vlerat e tij këtë sezon dhe pse jo të rrisë vlerën.

Pano Qirko 300,000 euro

Gentian Selmani 300,000 euro

Bekim Rexhepi 250,000 euro

Alen Sherri 250,000 euro

Angelo Tafas 250,000

Mario Dajsinani 200,000 euro

Marco Alia 175,000 euro

Dashamir Xhika 100,000 euro

Endri Dema 100,000 euro

Kristi Qarri 75,000 euro

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga