
Dy ditë më parë, Newsport.al, zbuloi se mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica ka rezuluar pozitiv në një test antidoping zhvilluar nga institucioni më i lartë i futbollit, UEFA, gjë e cila mund të penalizojë rëndë mbrojtësin futbollistin kosovar, minimumi me një vit pezullim të gjitha aktivitetet.
Dy ditë më vonë, është zbuluar se si ka ndodhur kjo gjë dhe se kush ka qenë fajtori nëse mund të themi kështu që lojtari të gjendet në këtë situatë.
Testi antidoping për Jashanicën është bërë në datën 28 shtator 2017, në të njëjtën ditë kur Skënderbeu luajti në "Elbasan Arena" kundër Jang Bojsave në Europa League. Mëngjesin e datës 28 shtator 2017, Jashanica kishte patur probleme, i gjithë trupi i ishte mbushur me puçrra, si pasojë e një alergjie. Në këto kushte, stafi mjekësor i klubit ka përdor ndaj mbrojtësit një medikament i cili ka qenë pjesë e listës së dopingut të UEFA-s.
Gjendja e rënduar e kosovarit ka shtyrë stafin mjekësor të përdorë një medikament të ndaluar. Gabimi fatal ka qenë se klubi ka bërë në fund të takimit me Jang Bojsat deklarëtn për atë që kishte ndodhur, moment kur Jashanica ishte përzgjedhur për të bërë testin. Gabim ka qenë fakti që vetë stafi mjekësor i klubit nuk ka qenë në dijeni se ilaçi që i është dhënë lojtarit ka pasur përmbajtje kortizoni ashtu si prednizonoli, fakt i cili ka qenë i panjohur për klubin se këto ka qenë pjesë e listës e ndaluar nga UEFA.