
Radio Televizioni Publik Shqiptar, ka reagur nëpërmjet deklarate në rrjetet sociale, për fyerjet e ndjekësve ndaj këij televizioni. Ata kanë shprehur keqardhjen e tyre, për mos transmetimin e Europianit, por kjo është diçka që nuk i përket stafit, pasi ata nuk janë vendim-marrës. Janë shprehur të revoltuar për sharjet dhe fyerjet në drejtim të tyre, duke i konsideruar si të papranueshme.
"Të nderuar ndjekës dhe komentues të Rubrika Sportive në RTSH! Kjo është një faqe e Departamentit të Sportit në RTSH, në të cilin bëjnë pjesë punonjës dhe gazetarë të përkushtuar. Jemi të keqardhur po aq sa ju, ndoshta edhe më shumë, që nuk transmetojmë Kampionatin Evropian të futbollit, por nuk jemi vendim-marrës dhe për punën që bëjmë dhe në respekt të impenjimit për të zhvilluar një emision teknik, ku flitet për futboll me njerëz të futbollit, pa përfshirë persona që me këtë sport kanë të bëjnë vetëm kur luhet Evropiani, ju kërkojmë mos të fyeni dhe të përdorni fjalë të papërshtatshme për 3-4 gazetarë/e që punojnë përditë. Nëse keni sugjerime dhe këshilla për emisionin Rubrika Euro 2016, i mirëpresim, por fyerjet, sharjet dhe fjalorin e papërshtatshëm i konsiderojmë të papranueshme për ne si staf".
[gallery columns="1" size="full" ids="5596"]