Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Futbollistët e huaj të Skënderbeut presin biletat, Ilir Daja lë porosinë e fundit për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollistët e huaj të Skënderbeut presin biletat, Ilir Daja

Skënderbeu do të luajë sot ndaj Teutës ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit. Korçarët do kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky takim për të mbyllur me dinjitet këtë pjesë të sezonit.

Menjëherë pas takimit, lojtarët e skuadrës korçare do shpërndahen për të pushuar për 12 ditë. Ata që jetojnë jashtë Korçës do lënë qytetin menjëherë pas ndeshjes, ndërsa futbollistët e huaj, të cilëve u janë prerë biletat do udhëtojnë jashtë vendit.

Pushimet do të zgjasin deri në datën 3 janar, më pas grupi i lojtarëve do të grumbullohet sërish për të nisur fazën përgatitore. Edhe pse janë thuasje dy javë pushim, të gjithë futbollistët e Skënderbeut nuk do qëndrojnë pasiv. Trajneri Ilir Daja ka planifikuar tu dorëzojë nga një plan stërvitor individual të gjithë lojtarëve për të mos lënë plotësisht të qetë të tijtë.

Kjo do të jetë porosia e fundit e teknikut të ekipit korçar pëpara se të përshëndetet me lojtarët për takuar dy javë më pas.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga