Futbolli shqiptar është në zi ditën e sotme teksa mësohet se ish-futbollisti i Flamurtarit, Anesti Vito, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Lajmin e bën të ditur vetë klubi vlonjat me një postim në rrjete sociale.
“Prehu në paqe Anesti Vito.
Në emër të familjes të madhe kuqezi, Flamurtari Football Club i shpreh ngushëllimet meë të sinqerta familjes Vito”, shkruan klubi.
Vito ka qenë një futbollist i njohur i Superiores teksa karrierën e nisi sigurisht në Vlore me kuqezinjtë, me të cilët kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Ai ka provuar gjithashtu aventura edhe te skuadra e Albpetrol dhe Tomori ndërsa është shpallur dy herë kampion, me Flamurtarin në sezonin 1990/91 dhe Tiranën në 1999/00.
Redaksia Newsport.al i shpreh ngushëllimet të afërmve të Vitos dhe klubit të Flamurtarit.