Futbolli shqiptar në RTSH Sport, mësoni cila ndeshje do të transmetohet live për publikun
Shkruar nga NEWSPORT
RTSH Sport është rikthyer të transmetojë live ndeshjet e futbollit shqiptar. Pas sfidës së djeshme në Kategorinë e Parë mes Besës dhe Skëndërbeut, televizioni publik ka zgjedhur edhe ndeshjen e rradhës. Ditën e nesërme luhet sfida e Vllaznisë dhe Teutës në Loro Boriçi në orën 15:45 për javën e 15-të të Abissnet Superiore.
Kjo ndeshje është përzgjedhur nga RTSH për t’u transmetuar dhe dashamirësit shkodranë e durrsak kanë mundësine të ndjekin këtë ndeshje falas nga rehatia e shtëpisë së tyre. Vllaznia kërkon rikthimin te fitorja pas tre ndesheve ku ka marrë vetëm 1 pikë ndërsa Teuta pas fitoreve me Kukësin dhe Tiranën, pret të zgjerojë ecurinë e rezultateve pozitive.