
Prej 12 marsit futbolli dhe çdo aktivitet tjetër sportiv në vend është ndalur, ndërsa ende nga Qeveria shqiptare nuk është dhënë drita jeshile për rifillimin e kampionateve, ndërsa FSHF ka programuar fillimin e qershorit për rinisjen e futbollit.
Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur lidhur me rifillimin e sportit, ndërsa për RTV Dukagjinin është shprehur se futbolli nuk do të ndalet edhe nëse tek tuk do të ketë raste pozitive ndër lojtarët apo stafi, të cilët do të vetëizolohen.
"Uroj që asnjë qytetar mos jetë i prekur mecoronavirus. Sipas ekspertëve agresiviteti i virusit ka rënë, ndërsa ne do të marrim të gjitha masat që nëse dikush preket, virusi të mos përhapet por të merren të gjitha masat sipas protokolleve të dakordësuara me ekspertët, Do bëjmë testime dhe nëse ka shenja kampionati do të rinisë.
Thjesht do të izolojmë lojtarët e prekur. Duke menduar dëmin që shkaktohet, ndërprerja është e dëmshme. Shumë gjëra mund të zgjidhen online, ndërsa futbolli është aktivitet fizik dhe është e pamundur të bëhet ndryshe, apo në formën që po zhvillojmë intervistën", tha mes të tjerash kreu i FSHF-së.