Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Futbolli italian në zi, rekordmeni i golave ndahet nga jeta

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli italian në zi, rekordmeni i golave ndahet nga jeta

Gigi Riva, golashënuesi më i madh në historinë e Kombëtares së Italisë ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ky lajm ka tronditur botën e futbollit së fundmi. Italia humbet një ikonë dhe për këtë është në zi.

Riva mbahet mend si lojtari që çoi Cagliarin në fitimin e kampionatit italian. Titutlli kampion i vitit 1970 është dhe i vetmi në historinë e Cagliarit.

Gjuajtja e tij e fuqishme dhe fiziku e ndihmuan atë të shënonte 35 gola në 42 ndeshje, për përfaqësuesen e Italisë. Gigi Riva ishte i sëmurë në fundjavë, ku po trajtohej me dyshimet për probleme me zemrën.

Vlen për t’u theksuar se ishte pjesë e Italisë në fitoren e Europianit ttë 1968 dhe gjithashtu në 1970, kur u shpallën nënkampion të Botës. Asokohe fitonte Brazili me të madhin Pele. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi me klubin e Caglarit, ku kishte mbetur president nderi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga