Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Futboll femra/ Finalja e Kupës së Shqipërisë premton spektakël, organizatorët hapin dyert (Vendi, data dhe ora)

Shkruar nga NEWSPORT

Apolonia dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre Kupën e Shqipërisë për femra, trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar të femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e premte, në orën 13:00, në stadiumin "Elbasan Arena" dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë sportdashësit. Ky është edicioni i dhjetë i këtij kompeticioni që vit pas viti po shënon rritje të ndjeshme, ashtu si i gjithë futbolli i femrave në Shqipëri. Apolonia e Fierit luan finalen e dytë në histori, ku përsëri gjen në finale Vllazninë që e ka mundur 2 vite më parë. Vllaznia e Shkodrës është ekipi më i sukseshëm në këtë kompeticion, duke arritur ta fitojë 5 herë rradhazi trofeun.

Edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për femra e ka fituar Tirana. Juban Danja dhe Ada e Velipojës janë dy skuadrat e tjera që kanë arritur të fitojnë Kupën e Shqipërisë dy herë.


Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga