
Sot, në orën 09:00 është njoftuar se në kampin verilindor do të zhvillohej një mbledhje urgjente për të gjetur fajtorët për humbjen e djeshme ndaj Skënderbeut, e cila nuk është "kapërdirë" lehtë nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici.
Kjo situatë ka ardhur pas ultimatumit të para pak ditëve dhënë nga presidenti Gjici, i cili u ka kërkuar lojtarëve të arrinin të merrnin pikët e plota në tre takimet e radhës, gjë e cila nuk ka nodhur në sfidën e djeshme ndaj korçarëve.
Pritet që "nurmi 1" i klubit të marrë vendime drastike sot, ku më të rrezikuarit pritet të jenë lojtarët, të cilët janë paraljmëruar për gjobat në rast se objektivi nuk arrihet. Pas nuk mbete as trajneri Mladen Milinkoviç, i cili edhe pse ka fituar besimin e presidentit, rezultatet po e "lënë" në baltë trajnerin serb, ndaj të cilit sot mund të ketë pse jo dhe ndonjë surpizë nga Gjici.