
Jurgen Goxha është kthyer në shtëpi. Qendërmbrojtësi e mbylli sezonin me Teutën, ndërsa tanimë do të vijojë përgatitjet me skuadrën e Egnatias. Është vetë shtatlarti që ka treguar se ka qenë i huazuar te “Djemtë e Detit”.
Dje ishte në stadium në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatia, ku rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 1-0. “Kam qenë i huazuar te Teuta, jam rikthyer sërish te Egnatia”, ka thënë shkurtimisht për Newsport.al, Jurgen Goxha.
Qendërmbrojtësi u aktivizua në 13 ndeshje me durrsakët duke realizuar edhe 1 gol. 30-vjeçari ka eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar dhe pritet me interes të shihet se si do të jetë sezoni i ri për të me rrogozhinasit.
Poll