Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fundi i bojkotit nga Liga Profesioniste, kryeministri RAMA fton FSHF-në: Tani po, ejani të bisedojmë! Naftëtarë... 'mësoni' nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fundin e bojkotit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Aktiviteti do të nisë të dielën e për këtë i pari i qeverisë shprehet i lumtur dhe fton Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur problemin e Ligjit të Sponsorizimeve.

Njëkohësisht kryeministri i bën thirrje naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë futur në grevë prej javësh për rrogat e prapambetura, të ndjekin shembullin e futbollit në mënyrë që në fund të arrihet në një konsensus. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruante:

"E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati".

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga