
Arlind Ajeti mbetet gjithmonë një opsion i mirë për Kombëtaren tonë. Mbrojtësi kuqezi i cili ka qenë një nga pikat kyçe në Europianin historik të 2016, ku Shqipëria u kualifikua për herë të parë, feston sot ditëlindjen e 30-të.
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale qendërmbrojtësit të Cluj.
“Sot i urojmë ditëlindjen e 3️0-të qendërmbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajetit, pjesë e ⚫ prej gati 10 vitesh, një prej atyre që ishte në #Euro2016 dhe dha kontributin e tij për shkrimin e një prej faqeve më të ndritura të historisë së ⚽ futbollit shqiptar.
Happy birthday Arlind! “
Ajeti ka qenë pjesë e ekipit të Sylvinhos edhe në ndeshjet shtatorit përballë Çekisë dhe Polonisë, teksa me dëmtimin e Ismajlit, pritet që lojtari i Cluj të jetë dhe në ndeshjen e tetorit në “Air Albania”.