Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF Sunday League/ Ndeshjet e javës së 3-të, rivalitet i lartë në Grupin A. ATS e vetme në krye të Grupit B

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ Ndeshjet e javës së 3-të, rivalitet i
Janë luajtur këtë javë ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF, ndeshje që gjithmonë e më shumë tërheqin interes me rezultate dhe gola spektakolarë në të dyja grupet e zonës së Tiranës ku marrin pjesë 35 skuadra. Në Grupin A, lufta është më e fortë në majën e renditjes me tre skuadra që renditen në vendin e parë, teksa kanë grumbulluar pikë të plotë në këto ndeshje të para. FC Dussel ka fituar edhe këtë javë duke mundur 3-0 Coca Cola Tepelena dhe duke mbajtur kreun me golavarazh më të mirë e ndjekur nga Panthers Shkodër, që gjithashtu fitoi ndaj Albamer 2-1 dhe nga Prestige MFC që ka gjithashtu 9 pikë pas suksesit 3-1 ndaj Jata Market. Vila-L MFC u ndal këtë javë n barzim 0-0 nga Ferrak FC, teksa fitore kanë regjistruar Pastaria, Roamel, MD, KKD dhe Futura Dent. Në Grupin B, kryeson e vetme ATS që mundi Primo MFC me rezultatin 2-1 dhe renditet në vendin e parë me 9 pikë. Në vendin e dytë renditet Hidro Alfa, që ka 7 pikë pas barazimi 1-0 me Al Ar, teka renditja vijon me 5 skuadra që kanë marrë 6 pikë në tre ndeshje e më konkretisht Dajti, NOVA, PRIMO MFC, IMI dhe Friens Team. Një nga rezultate më efasuese të javës ishte ndeshja NOVA-ECO EMPIRE, që përfundoi në shifrat 7-2 e që prodhoi plot gola. Më poshtë edhe rezultatet e javës së tretë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

FSHF Sunday League Albania

Java e 3-të

Grupi A

Vila-L MFC 0–0 Ferraj FC

FC Dussel 3–0 Coca Cola Tepelena

Panthers Shkodër 2–1 ALBAMER

Pastaria 4–1 BTL

Prestige MFC 3–1 Jata Market

ANTIGONEAN 2–5 ROAMEL

MD 6–1 North Gate

Ju Ar Plast 3–3 KKD

FB Passion 0–3 Futura Dent

Grupi B

IMMI 3–1 HOMELAND PATRIOTS

Friends Team 3–2 Raiffeisen Bank

NOVA 7–2 ECO EMPIRE

Security Oktapus 1–1 Kastriotët

ELSO 3–3 Enco Al

ATS 2–1 PRIMO MFC

DAJTI 1–0 FC Confucius

Al Ar 1–1 Hidro Alfa

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga