FSHF publikon kalendarin e KUPËS, ja përballjet dhe turet e skemës së re (SKEMA E PLOTË)

FSHF ka publikuar ditën e sotme skemën e re të Kupës së Shqipërisë, duke përfshirë fazat, datat e ndeshjeve dhe përballjet deri në finale. Skema e re përfshin katër faza deri në gjysmë-finale, ku do të hidhet short i lirë për përcaktimit e dy çifteve, ndërkohë turi i parë nis në datat 12 dhe 16 shtator me ndeshjet e para. Finalja do të luhet më 30 maj të vitit tjetër.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:  

Përcaktohet skema, datat dhe çiftet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019. Sektori i garave ka publikuar sot të gjitha turet përkatëse, deri në finale e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Takimet e turit të parë do të luhen në datat 12 dhe 26 shtator.  Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, sipas skemës përkatëse. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen respektivisht në datat 24.04.2019 dhe 08.05.2019. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datë 30.05.2019. Më poshtë do të gjeni të plotë e të detajuar skemën përkatëse.

Turi I Paraeliminator   (Data 02.09.2018)
Grupi A                                                     Grupi B
A1 (Veleciku-Klosi)                                    B1 (Elbasani-Oriku)

Turi i Parë (1/16)
Data 12.09.2018 dhe  26.09.2018

Grupi A                                                     Grupi B
Fit. çifti A1-Skenderbeu (A1)          Fit.çifti B1-Kukesi (B1)
Vora-Luftetari (A2)                        Naftetari-Laci (B2)
Terbuni-Partizani (A3)                    Shkumbini-Flamurtari (B3)
Besa-Kamza (A4)                            Turbina-Teuta (B4)
Burreli-Vllaznia (A5)                       Shenkolli-Lushnja (B5)
Korabi-Kastrioti (A6)                       Iliria-Tirana (B6)
Dinamo-Egnatia (A7)                       Tomorri-Bylis (B7)
Beslidhja-Erzeni (A8)                       Pogradeci-Apolonia (B8)

Turi i Dytë Eliminator (1/8)
Data 23.01.2019  dhe  06.02.2019

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A                                                    Grupi B
A8 – A1 (C1)                                           B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2)                                         B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3)                                         B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4)                                         B5 – B4 (T4)

Turi i Tretë Eliminator (1/4)
Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019
Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A                                            Grupi B
C4 – C1                                               T4 – T1
C3 – C2                                              T3 – T2

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale)
Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë
tur.

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019.

Lidhura

Next Post








Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.