Tirana dhe Vllaznia presin prej javësh konfirmim zyrtar të Superkupës së Shqipërisë. Data 7 dhjetor është e konirmuar prej fillimit të sezonit por stadiumi dhe orari kur do të luhet mbetej për t’u vendosur. FSHF ka marrë vendimi zyrtarë për axhendën e finales së Superkupës dhe një sfidë e nivelit të tillë nuk kishte si mos të luhej në Air Albania.
Vec stadiumit edhe orari është konfirmuar teksa në orën 19:00, i gjithë futbolli shqiptar do të ketë sytë në Klasiken e Shqipërisë që rikthehet edhe njëherë por kësaj rradhë një ndeshje prestigji për trofeun e Superkupës. Tirana vjen si kampione e kampionatit ndërsa shkodranët si fituesit e Kupës.
Poll