Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Statistika  të frikshme për Francë - Gjermani, a do thyhet tabuja?

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika  të frikshme për Francë - Gjermani, a do thyhet

Franca dhe Gjermani do të luajnë një ndeshje mes njëra-tjetrës mbrëmjen e sotme, e cila vlen pothuajse sa dy vite të marrë së bashku për të arritur deri këtu. Gjermania vjen pas barazimit dhe kalimit me penallti në këtë stad, ndërsa Franca shkatërroi Islandën me rezultatin 5-2 në çerekfinale. Por, në ndeshjen finale të datës 10 korrik vetëm një nga këto dy skuadra do të kalojë, ndaj kjo mund të cilësohet betejë "jeta a vdekje", por në favor të kujt janë statistikat?

Gjermania ndeshjet e fundit që ka humbur ka qenë miqësorja kundër Sllovakisë përpara nisjes së Euro 2016. Por, duke mos mbetur në këtë kuadër dhe duke u fokusuar më tepër te takimi që do të luhet sot në mbrëmje, Gjermania në finalet e këtyre eventeve është superiore ndaj Francës, duke fituar 6 nga shtatë gjysmëfinalet e luajtura për Europian apo Botëror. Sfida e fundit gjysmëfinale është ajo kundër Brazilit për Kampionatin Botëror të vitit 2014, ku fitoi 7-1. Një herë është mundur në gjysmëfinale Gjermanië, pikërisht në vitin 1958 nga Suedia, ndërsa çdo takim tjetër e ka fituar.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga