
Franca dhe Maroku do të përballen sonte në orën 20:00 për gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Gjelat duan finalen e dytë rradhazi ndërsa afrikanët nuk kanë arsye për t’u ndalur derisa kanë ardhur deri në këtë pikë të kompeticionit duke shkruar historinë.
Në “Al Bayr Stadium” ndeshja do të gjykohet nga meksikani Cesar Arturo Ramos, i cili ka gjykuar më parë Marokun në fitoren ndaj Belgjikës në fazën e grupeve.
Trajnerët, Didier Deschamps dhe Walid Regragui kanë përzgjedhur 11 lojtarët që do të nisin ndeshjen nga minuta e parë me qëllimin e vetëm, kualifikimin në finalen e madhe përballë Argjentinës.
Formacionet Zyrtare:
FRANCA (4-2-3-1) – Lloris; Kounde, Konate, Varane, Theo; Tchouameni, Fofana; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud. Trajner: Didier Deschamps
MAROKU (5-2-3) – Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Ounahi, Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal. Trajner: Walid Regragui