Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Franca në finale, presidenti Macron: Të dielën kupa është e jona

Shkruar nga NEWSPORT
Franca në finale, presidenti Macron: Të dielën kupa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte prezent në Katar në fitoren e skuadrës franceze në gjysmëfinale ndaj Marokut. Ai përgëzoi "Gjelat" dhe trajnerin Deschamps për kualifikimin në finalen e dytë rradhazi dhe beson në fitore të dielën.

“Sporti të jep emocione të thjeshta dhe të pastra. Isha i tensionuar pasi ndeshja nuk mbaron pa i rënë bilbilit arbitri. Marokenët luajtën shumë mirë. Kam një falenderim të madh për Didier Deschamps dhe skuadrën e tij, një miks me gjenerata të ndryshme. Deschamps është nga ata që luan në finale dhe fiton. Të gjithë të marrin avantazh nga momenti dhe të dielën kupa është e jona.

Kjo skuadër më bën krenar. Pashë një ndeshje të jashtëzakonshme. Griezmann është një lojtar fantastik. Ta shjojmë momentin dhe të fitojmë të dielën. Do të jem atje në finale.

Sporti duhet të bashkojë. Ndonjëherë, shtetet që nuk flasin politikisht me njëri-tjetrin, flasin në fushën e lojës. Duhet vlerësuar se Katari organizoi këtë kompeticion shumë mirë. Ndalimi i flamujve LGBT? Ka shumë vende ku duhen marrë masa. Sonte duhet të shfrytëzojmë këtë kualifikim në finale.”- u shpreh presidenti francez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga