Jurgen Bardhi dhe Dejvi Bregu janë zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin turk. Dy lojtarët e njohur, që vite më parë shkëlqenin në Superiore, së fundmi po bëjnë të njëjtën gjë edhe në Turqi. Bardhi është vlerësuar me notën 8-të, pas asistit të dhënë.
Ndërsa Dejvi Bregu ka shkëlqyer duke marrë notën 8.7-të. Padyshim dy futbollistë që po shkëlqejnë respektivisht me Ankara Keciörengücü dhe Boluspor. Kujtojmë që në Shqipëri, Bardhi ishte pjesë e rëndësishme e Partizanit, ndërsa Bregu do të jetë gjithmonë i paharruar në Gjirokastër, Korçë dhe Durrës.
[caption id="attachment_689025" align="alignnone" width="1024"] Formacioni i javës[/caption]
Poll