
Korabi nuk ia doli të ngjitej këtë sezon në Superiore teksa u mposht në finalen e Play-Off nga Erzeni 2-1. Megjithatë performanca e dibranëve është për t’u përgëzuar. Edicioni i ri futbollistik pritet të jetë me objektivin madhor, rikthimin në elitë.
Kësisoj, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe drejtues të klubit të Korabit kanë qenë prezent sot në stadiumin e Peshkopisë. Për të qenë pjesë e një sezoni futbollistik, kriter primar është pasja një fushe “mëmë” në mënyrë që të mund të presësh skuadrat e ndryshme gjatë edicionit.
Newsport.al ka siguruar një foto ku shihen përfaqësues të Bashkisë së Dibrës, Shefi i Sektorit të Licencimit Eduard Gjini si dhe Dritan Kadia. Sakaq bashkë me ta është administratori i klubit, Fehmi Mëziu bashkë me kryetarin e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiun.
Mësohet se Komisioni i deleguar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë miratimin paraprak për stadiumin e Korabit. Kësisoj dibranët në sezonin e ri do të luajnë në shtëpinë e tyre.