“Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin e saj këtë mesjavë. Do të luhen ndeshje mjaft interesante që pritet të sjellin emocione dhe spektakël.
Siç ka ndodhur që nga fillimi i sezonit të ri, ndeshjet e elitës së futbollit shqiptar do të transmetohen drejtpërdrejtë në MCN TV. Edhe këtë javë shikuesit kanë mundësinë të shijojnë sfidat nga shtëpia. Axhendën televizive të transmetimit të ndeshjeve e zbulon moderatori dhe gazetari i njohur, Gerti Çarçani.
Të martën e 31 tetorit në MCN 24 do të transmetohet ndeshja hapëse e javës së 11-të, ajo mes Egnatias dhe Kukësit. Vetëm 3 orë më vonë, në 17:00 do të startojë një ndeshje mjaft interesante siç është ajo midis Dinamo City dhe Skënderbeut, e cila gjithashtu do të transmetohet në MCN 24.
Dy ndeshje në të njejtën kohë do të luhen një ditë më vonë. Tirana sfidon Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa Laçi i Mirel Josës pret në shtëpi Partizanin. Në po të njejtën ditë, në orën 17:00 Vllaznia së bashku me trajnerin e ri Qatip Osmani do të presin në shtëpi Erzenin.