Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Foto/ VIP-at shqiptarë në mbështetje të kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ VIP-at shqiptarë në mbështetje të kuqezinjve

Përpos tifozëve të përfaqësues që janë të shumtë në Lyon, vijnë në mbështetje të kombëtares edhe disa emra të njohur të televizoneve shqiptare. Janë pikërisht Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Ata i japin zemër kuqezinjve tanë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Fevziu shkruan: "Shqipëria ka 68 vjet që nuk fiton me Rumaninë. Le të shpresojmë këtë herë. Forca çuna".

"Le t'u japim kurajë djemve tanë. T'u gjendemi pranë dhe t'u themi se jemi gjithmonë me ta. Faleminderit edhe deri këtu! Mos harrojmë që ajo ishte Franca dhe ne ishim aq dinjitozë në fushë kundër saj! Sot është prova e fundit dhe ata kanë gjithë mbështetjen tonë. Në pritje të një rezultati historik. ", shprehet Gjebrea.

"E di çfarë? Edhe nëse nuk ndodh do ju presim, duartrokasim dhe respektojmë njësoj. Ju e luajtët evropianin tuaj, kurse ne më në fund kuptuam se çdo të thotë të kesh skuadrën e shtetit tënd në një kompeticion të tillë, dhe e gjitha kjo, fal jush. Forca Shqipëri, forca çuna dhe mos e rruani fare..!", shkruan aktori i humorit Julian Deda.

Ermal Mamaqi zgjedh një mënyrë tjetër duke shkruar: "Do fitojmë!!! Kemi Shpresa. Dmth kjo goca e ka emrin Shpresa. Kaq".

[gallery columns="1" size="full" ids="6610,6611,6612,6613"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga