
Ndeshja e sotme mes Tërbunit dhe Turbinës e luajtur në Pukë kaloi mes shumë episodesh të kontestueshme. Përveç episodeve me gjyqtarin në fundin e ndeshjes kur u shënua një gol he ndeshja u ndërpre kishte një moment tjetër shumë të rëndë.
Klubi i Tërbunit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e portierit të tij teksa duket i fashuar në spital. SIpas klubit gjatë ndeshjes portieri Elton Vata u godit me takë fytyrës nga një prej lojtarëve të Turbinës së Cërrikut.
Vata u dërgua menjëherë në spital dhe në foto duke pamje mjaft të rënda nga pasojat e ndërhyrjes. Sipas klubit arbitri Albano Stolaj nuk ka as edhe karton të verdhë për lojtarin e Cërrikut për ndërhyrjen e rëndë.
Poll