Tirana është mundur me shifrat minimale 0-1 në Elbasan Arena, ndaj surprizuesve të Erzenit. Tifozët e Tiranës veç mbështetjes për skandrën e zemrës kanë dhënë dhe një mesazh për vdekjen e 32-vjeçarit Leart Kurti në Tiranë, i cili humbi jetën në komisariat pasi u arrestua nga policia në “Don Bosko”.
Tifozët kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Jeta e njeriut më e shtrenjtë se uniforma e një bastardi”.
Ky mesazh vjen pasi opozita hodhi akuza se i riu u dhënua për vdekje nga efektivët e policisë, ndërsa në ekspertizë u tha se 32-vjeçari kishte gëlltitur dy qese të vogla me një sasi kokaine dhe se shkak i vdekjes është bërë arresti kardiak i shkaktuar nga overdoza.
FOTO:
[caption id="attachment_663998" align="alignnone" width="389"] Tifozët bardheblu[/caption]