Kombëtarja ka nisur sot stërvitjen për tu përgatitur për sfidën përballë Çekisë më 7 shtator. Një transfertë shumë e vështirë kjo e Pragës, por në kampin kuqezi nuk mungon pozitiviteti.
Me anë të një foto të postuar në “InstaStory”, Arbnor Muja, një nga ardhjet e reja në Kombëtare sëbashku me Mirlind Dakun, duket që futbollistët kanë zënë një hije për të pushuar. Ai gjithashtu shihet edhe pranë Arlind Ajetit, Berat Gjimshitit, dhe Ernest Muçit.
Nga foto duket që lojtarët po marrin një pushim të shkurtër, teksa Sylvinho duket se po tregohet profesionalist duke filluar stërvitjen në mënyrë intensive.
Poll