Shqipëria do të luajë përballë Moldavisë duke nisur nga ora 18:00. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për Kombëtaren tonë pasi mund të nisë festën e kualifikimit në europian në rast se nuk humbet. Si për Sylvinhon dhe për lojtarët kjo është një “finale”.
Në krahun tjetër kompanitë e basteve, por edhe statistikat kanë nxjerrë kuqezinjtë si favoritë për të fituar këtë ndeshje.
Madje edhe një sondazh i hapur në faqen zyrtare të UEFA-s, Shqipëria është favorite. Në sondazh është votuar nga tifozë në të gjithë botën dhe Kombëtarja kuqezi udhëheq me 80% të votave. 14% mendojnë se fiton Moldavia, ndërsa për barazim kanë votuar 6%.
[caption id="attachment_712664" align="alignnone" width="897"] Sondazhi i hapur në faqen zyrtare të UEFA-s[/caption]