Shqipëria ka mundur në mbrëmjen e sotme me shifrat 2-0 Armeninë. Ndeshja e zhvilluar në Air Albania ishte e fundit për këtë vit, të cilin Kombëtarja shqiptare e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme. Golat e takimit u realizuan nga Skuka dhe Asllani.
Sulmuesi i të kuqve gjatë një aksioni ka mbetur i dëmtuar ku është larguar nga fusha e lojë duke çaluar.
Në përfundimin e takimit Skuka gjatë deklaratës për mediat mbantë të fashuar gjurin e tij të majtë. Por për të qetësuar tifozët e kuq, ai deklaroi se nuk ishte diçka serioze.
Mbetet për t’u parë kohëzgjatja e këtij dëmtimi pas vizitave mjeksore. Pauza e botërorit do t’i vijë në ndihmë sulmuesit për të qenë i gatshëm për sfidën e parë në Superligë.
FOTO: