Në Kroaci luajnë shumë lojtarë me origjinë shqiptare, teksa javë pasa jave ndodh që në formacionin e javës të ketë nga një futbollist shqiptarë. Edhe këtë herë nuk ka sit ë ndodhë ndryshe, pasi Indrit Tuçi ëhstë zgjedhur në 11-shen e javës së 12-të.
Pavarësisht se Lokomotiva është mposhtur 2-1 nga Dinamo në derbin e Zagrebit, sërish Tuci me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar ka marrë një fanelë titullari në formacionin e javës.
Këtë sezon 23-vjeçari ka luajtur në 11 ndeshje në kampionat, ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe ka asistuar në 2 raste. Nga "Sofascore" është vlerësuar me notën 7.5. Aktualisht skuadra kroate mban vendin e 7-të në kampionat me 14 pikë pas 12 javëve.
[caption id="attachment_710910" align="alignnone" width="414"] Tuci ne formacionin e javes ne Kroaci[/caption]