Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Shënoi gol të rëndësishëm për Teutën, Kapllani ndan gëzimin me babain dhe xhaxhain e tij: Ëndrra u realizua, dua të luaj në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT

Dejvi Kapllani ishte padyshim njeriu I momentit te Teuta. Sulmuesi I talentuar arriti të shënonte golin e barazimit 2-2 ndaj Vllaznisë në Kupë duke bërë që Teuta të shkojë më e qetë në ndeshjen e kthimit. Në fund të sfidës 19-vjeçari e ndau këtë gëzim me babain, Xhevairin dhe xhaxhain e tij Edmond Kapllani nga stadiumi "Loro Boriçi".

Goli? "Shpresoja shumë të vinte kjo ditë. Është ëndërr për këdo të shënojë në këtë situatë. Jemi të avantazhuar për ndeshjen e kthimit".

Dedikimi? "Golin ia dedikoj babait dhe familjes time".

Kampionati? "Sezoni është në pikën kulmore, është dhe 100 vjetori i klubit dhe duam ta festojmë me një pozicionim të mirë në kampionat dhe fitimin e Kupës. Ky barazim na jep më shumë besim për ndeshjen e kampionatit me Tiranën. Grinta e treguar sot është e rëndësishme. Me Zotin lart, do të ecim shumë larg".

Ëndrra për të ardhmen? "Ëndrra ishte kjo, të shënoja gola, por të them të vërtetën s'e kisha ëndërruar kurrë në këtë mënyrë. Kam ëndërr të ndjek hapat e xhaxhait tim, të luaj në Bundesligë".

Dejvi Kapllani gjatë bisedës me Xhevair dhe Edmond Kapllani (Babai dhe Xhaxhai i tij).
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga