Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Shënoi gol spektakolar me Legian, Ernest MUÇI në formacionin e javës në Poloni

Shkruar nga NEWSPORT

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e Legias së Varshavës kundër Jagiellonia, e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit polak. Ky takim u fitua nga skuadra e ish-lojtarit të Tiranës me shifrat 5-1.

Pikërisht Muçi arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 48-të të sfidës duke shënuar edhe golin e dytë për skuadrën e tij. Një gol spektakolar nga 22-vjeçarin, i cili ia bëri të pamundur portierit kudnërshtarë që të priste topin.

Ky ishte edhe goli i 10-të për ish-futbollistin bardheblu me fanelën e Legias në këtë sezon në të gjitha garat që ka luajtur. E sigurisht për paraqitjen e tij vjen edhe vlerësimi në Poloni.

Muçi është zgjedhur një nga 11-të lojtarët më të mirë të kësaj javë, duke siguruar kështu edhe një fanelë titullari në formacionin e më të mirëve.

[caption id="attachment_692730" align="alignnone" width="456"] Ernest Muci ne formacionin e javes ne Poloni[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga