Refik Halili dhe Gaz Demi janë padyshim dy nga njerëzit që i kanë dhënë jashtëzakonisht shumë futbollit shqiptar. Të dy presidentët kanë investuar të ardhurat personale vetëm që të ngrejnë në nivelet që i takon Tiranës dhe Partizanit.
Dy klube historike në vendin tonë që kanë shkruar me dekada me të arta emrat e tyre në historinë e futbollit shqiptar. Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është shumë i madh, veçanërisht në fushën e blertë. Megjithatë lufta sportive duket se lihet jashtë, kur dy presidentët takohen në evente të ndryshme.
Newsport.al ka siguruar një foto nga mbrëmja gala e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit para tre javësh. Presidenti Refik Halili takohet shumë miqësisht me kreun e klubit të Partizanit, Gaz Demi. Të dy shfaqen të qeshur duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.