Lushnja po kalon një sezon shumë të vështirë duke u renditur në vendet e fundit që prej fillimit të edicionit. Shumë probleme si brenda edhe jashtë fushe për skuadrën lushnjare mirëpo në ndeshjet e fundit duket se e ka marrë disi veten duke grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit.
Tashmë është në kuotën e 25 pikëve në vendin e 11-të por e sheh veten vetëm 3 pikë larg Besës në vendin e gjashtë të zonës Play-Off. Sa larg edhe afër, një situatë shumë e komplikuar që vetëm Kategoria e Parë shqiptare e ofron.
Një nga problemet e dukshme në skuadër ishte cilësia skandaloze e fushës që pavarëisht restaurimit në fillim të sezonit, kishte degraduar nga neglizhimi në mirëmbajtje. Por tashmë, fusha jeshile i është nënshtruar një restaurimi ku duket në kushte fantastike për të lejuar lojtarët të japin maksimumin nga cilësitë e tyre.

