Gjimnasti rus, Matvei Petrov i cili përfaqëson flamurin shqiptar nuk ia ka arritur që të kualifikohet në finalen e Lojërave Olimpike të Tokios.
Petrov u rendit në vendin e 10-të në disiplinën e kaluçit me doreza në gjimnastikën artistike.
Ai grumbulloi në total 14.733 pikë nga të cilat 6.500 u morën nga shkalla e vështirësisë dhe 8.233 pikë nga ezkekutimi i provës. Performanca e tij e mirë i dha Matveit 14.733 pike duke e renditur në vendin e 9 nga 65 garues, me vetëm 0,33 pikë larg kualifikimit për në finalen e madhe.
Sportisti shqiptar ndan vendin e 9-të së bashku me patriotin e tij rusin, David Belyavskiy.
Mundësitë për të kaluar në finale janë të pakta, pasi tashmë rivalët do i nënshtrohen testeve të dopingut dhe atij të Covid-19. Nëse do ketë raste, mund të ndryshojë edhe klasifikimi, e Petrov të përfitojë, pasi vetëm 8 vendet e para kalojnë në finale.
