
Policja e famshme, e cila ndaloi dje makinën e shërbimit për t'i bërë një foto tifozëve kuqezinj, është shfaqur përsëri me një tjetër foto. Por kësaj radhe ajo është me një tifoz shqiptar në foto, duke bërë simbolin e flamurit me duar, shqiponjën dykrenare. Kjo vjen pas përfundimit të ndeshjes me Rumaninë, ku kuqezinjtë tanë arritën të triumfonin duke ngritur peshë gjithë tifozërine shqiptare. Një simbol që është përhapur ndërkombëtarisht nga shqiptarët e shumtë në gjithë botën. Shqiptarët po respektohen dhe janë në qendër të mediave botërore për kulturën e treguar.
Poll