Xhuliano Skuka dy vite më parë ishte në Kategorinë e Parë shqiptare ndërsa sot luan në futbollin francez me Metz ku pretendojnë për futjen Ligue 1 ku do të gjejnë yje si Mbappe, Neymar e Messi. Sulmuesi shqiptar falë punës dhe talentit të tij bëri kalimin e bujshëm në janar për shifrën rekord 1.4 milionë euro.
Mirëpo, dibrani nuk harron kurrë njerzit që e kanë ndihmuar dhe mbrëmjen e djeshme ka biseduar me ish-trajnerit e tij te Korabi, Dorjan Bubeqin. Vetë trajneri ka ndarë një foto në rrjete sociale duke biseduar me sulmuesin ndërsa Skuka e ka rishpërndarë në llogarinë e tij.
Poll