Partizani vijon përgatitjet intensive në prag-sfidën me Bylisin. Sfida do të zhvillohet ditën e hënë datë 14 nëntor, ora 16:00. Stadiumi Partizani do të hapë dyert për herë të parë, për një sfidë të Abissnet Superiore, gjithashtu e parë në historinë e klubit që do të jetë në shtëpinë e saj të vërtetë.
Ekipi ka zhvilluar një nga seancat stërvitore nën dritat e prozhektorëve, ku nuk ka munguar dhe presidenti Gaz Demi. Me ekipin janë rikthyer të gjithë lojtarët që ishin të grumbulluar me Kombëtaren dhe fokusi tashmë është te sfida ndaj Bylis, që përkon me një ndeshje historike ku fitorja do të ishte si “qershia mbi tortë”.
FOTO:
Galeria fotografike ()
Poll