Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Nga Brazili në Tiranë, ‘afrim’ i ri për sulmin e bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Nga Brazili në Tiranë, ‘afrim’ i ri për sulmin

Tirana zhvilloi një merkato të fuqishme më emra të bujshëm duke afruar 7 lojtarë të njohur si Kaina Nunes, Selmani, Doka, Hoxhallari, Mici, Latifi e Jonuzi. Të shtatë këta lojtarë kanë debutuar në arenën europiane, 6 prej tyre si titullar ndërsa Kaina ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Ndryshe nga gjysma e fundit e sezonit të vjetër, Orges Shehi kur kthen sytë nga stol tani, sheh një pankinë të tejmbushur me pozicione të dubluara me lojtarë që bëjnë diferencën. Sezoni i fundit, veç largimeve, u kushtëzua edhe nga dëmtimet e shumta.

Mirëpo, koha shëron çdo plagë thonë dhe kjo rezulton e vërtetë. Patrick, sulmuesi që shënoi 6 gola këtë sezon është rikthyer sërish në Tiranë pas pushimeve në vendlindjen e tij. Braziliani pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fazën e dytë të Superiores dhe mbeti jashtë fushave deri më sot.

Mirëpo, pas operacionit dhe shumë seancave trajtimi, gjendja e tij duket se po i kthehet normales. Ai do të bashkohet me skuadrën së shpejti ku do të nisë përgatitjet nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve për të patur një rikthim sa më të butë. Patrick mund të konsiderohet si ‘afrim’ i rradhës për Tiranën.

[gallery jnewsslider_title="Patrick, Tirana ©alfinete98" jnewsslider="true" ids="701781,701774,701780"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga