Ansi Agolli dhe Redon Xhixha kanë kaluar një pasdite të këndshme ditën e sotme teksa janë takuar për herë të parë në Azerbajxhan që nga transferimi i Xhixhës te Qarabag. Agolli është një legjendë e gjallë e kësaj skuadre me të cilët luajti plot 9 sezone duke fituar shumë trofe e disa herë edhe në grupet e Champions League.
Të njëjtën rrugë dëshiron të ndjekë edhe ish-sulmuesi i Tiranës, ndaj në takimin e sotëm sigurisht ka pasur disa “leksione” nga një tjetër ish-bardheblu. Sëbashku me ta është edhe kapiteni i skuadrës, Maksim Medvedev i cili ka luajtur më parë edhe me Agollin.
[caption id="attachment_685858" align="alignnone" width="458"] Redon Xhixha me kapitenin Medvedev ne takim me Ansi Agollin[/caption]