Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO-LAJM/ Presidenca ndryshon strategjinë për merkaton, stafi teknik i PARTIZANIT mbikëqyr “filizat” e kuqe

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO-LAJM/ Presidenca ndryshon strategjinë për merkaton, stafi teknik

Partizani B po zhvillon një ndeshje miqësore kundër Korabit, takim që po luhet në kompleksin Internacional në Pezë-Helmas. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0 në favor të të kuqve me gol të shënuar nga Gjeçi. Ndërkohë në shkallët e stadiumit nuk mungoi as stafi teknik i ekipit të parë.

Trajneri Adolfo Sormani i shoqëruar nga ndihmësi i tij italian Giovanni Mazzella dhe Renaldo Kalari ndoqën me vëmendje këtë sfidë miqësore. Politikat e klubit tanimë do të orientohen drejt elementëve të rinj.

Merkato do të jetë e kujdesshme, ndërsa do punohet për të mos pasur shifra të “fryra” ashtu si sezonet e shkuara. Kësisoj, tekniku italian i të kuqve ka zbarkuar sot në Pezë-Helmas për të ndjekur nga afër skuadrën e dytë që drejtohet nga Dritan Mehmeti. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga