Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO-LAJM/ Elis BAKAJ hedh firmën në kontratë, bashkohet me Arbi LAÇIN për objektivin madhor

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO-LAJM/ Elis BAKAJ hedh firmën në kontratë, bashkohet me Arbi
Elis Bakaj dhe Arbi Laçi kanë firmosur ditën e sotme kontratën për bashkëpunimin afatgjatë me njëri-tjetrin. Pas lënies së karrierës, ish-lojtari i Tiranës, Vllaznisë, Partizanit e Dinamos në Superiore, premtoi se nuk do të largohej nga ky sport dhe kështu ka bërë. Bakaj do t’i bashkohet agjencisë “AMA Solution” të agjentit të njohur të futbollit, Arbi Laçi për të bashkëpunuar më tej edhe në futbollin në Rumani. Pikërisht në këtë vend, Elis Bakaj jeton prej vitesh dhe do të ketë nën syrin e tij lojtarët e kampionatit rumun, aty ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptar. “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë në terma afatgjatë. Elis Bakaj do të jetë pjesë e rëndësishme e AMA Management. Agjencia jonë do të ketë vendosje tashmë në Shqipëri dhe Rumani. Kjo marrëveshje dhe të tjera, është ajo që kemi premtuar… Më e mira është ende duke ardhur.”-njofton agjencia.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AMA Management (@ama_solution)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga