
Ashtu siç newsport.al bëri me dije paraditen e sotme, Korabi ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme plot pesë lojtarë. Bëhet fjalë për portierin Endrit Prençi, për mbrojtësit Rudin Nako dhe Ervis Kaja , mesfushorët Meglid Mihani dhe Fation Kiri, të cilët tashmë janë zyrtarisht pjesë e Korabit të Superiores. Ky zyrtarizim është bërë vetëm disa minuta më përpara.
Prençi është vetëm 18-vjeç dhe do të jetë zëvendësi i Vujadinoviç. Mbrojtësi Rudin Nako është 29-vjeç dhe ka qenë pjesë e Apolonisë sezonin e shkuar. Ervis Kraja është 28 vjeç dhe ka qenë pjesë disa skuadrave të Superiores, si Tirana, Besa, Tomori, Dinamo dhe Laçi.
32-vjeçari Mihani ishte pjesë e Teutës sezonin e shkuar, por nuk gjeti shumë hapësira në formacion duke u aktivizuar vetëm në pesë takime.
Ndërsa Kiri njihet nga dibranët pasi ka qenë pjesë e tyre në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, pasi u transferua nga Vllaznia.
Tashmë merkatoja e Korabit mund të konsiderohet e mbyllur. Edhe pse do të jetë një skuadër debutuese në Superiore, afrimet në skuadër nuk kanë zhgënjyer.
[gallery columns="1" size="full" ids="20898,20900,20901,20902"]