
Ekipi i Kamzës po vijon prej disa ditësh me një seri afrimesh intensive në merkato, me futbollistë të njohur si Olsi Teqja apo dhe Nuredin Orelesi që i janë bashkuar ekipit për sezonin e ardhshëm.
Por së fundmi ekipi nga periferia e kryeqytetit ka zyrtarizuar edhe një lojtar të ri dhe me perspektivë. Bëhet fjalë për Plarent Fejzaj, me 21-vjeçarin që sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë.
Fejzaj është formuar te akademia e Apollon Smyrnis në Greqi, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e skuadrës së vendlindjes së tij, Bylis përpara se të kalonte te ekipi verior në janar të këtij viti.
[gallery columns="1" size="full" ids="265118"]
Poll