Fitore drithëruese mori Tirana ndaj Kastriotit. Në minutën e 100-të Dijar Nikqi do të shënonte edhe golin e fitores, teksa do të kthehej në heroin e kampionëve.
Një triumf që mban Tiranën në krye të klasifikimit me 3 pikë më shumë se rivali i tyre i përjetshëm, Partizani. Bardheblutë kanë arritur të grumbullojnë 40 pikë pas 22-javësh.
Sigurisht në një fitore të tillë nuk kishte si të mungonte Kristal Abazaj. Ish-lojtari i Kukësit fatkeqësisht prej javësh vazhdon rikuperimin e tij. Por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ka treguar se është gjithmonë afër skuadrës.
Abazaj ka postuar në “Insta-Story” postimin e Tiranës ku tregohej fitorja ndaj Kastriotit dhe ish-lojtari i verilindorëve ka vendosur disa emoi në simbollin e flakëve dhe zemra bardheblu.
[caption id="attachment_681127" align="alignnone" width="166"] Postimi i Kristal Abazajt[/caption]