
Sapo është mbyllur supersfida më e fortë deri në këtë pikë të Botërorit mes Spanjës dhe Gjermanisë. Dy superfuqitë u ndalën në një barazim 1-1 me golat e dy sulmuesve Morata dhe Fullkrug tëcilët u futën në pjesën e dytë.
Si Spanja ashtu edhe Gjermania patën raste flagrante për të thelluar rezultatin sidomos Panzerat me Sane në minutën e fundit. Pikërisht këto shpërdorime kanë bërë që ish-futbollisti i Kombëtares, Roland Luçi të dyshojë për një kompromis mes dy ekipeve.
“Sigurisht qe spanjollet ishin te vendosur dhe luftuan fort qe te mos shenonin golin e dyte, ashtu si dhe gjermanet ne fund. Kane marre garanci te fshehta nga mafiozet e Fifa-s te dy superfuqite e futbollit se ndeshjet e treta i fitojne, apo ishte thjesht kompromis mes tyre sot, nuk do te merret vesh kurre. Kryesore eshte qe Boterori kete here nuk humbet qe ne grupe asnje prej ketyre peshave te renda.” – shkruan Luçi në llogarinë e tij në Facebook.