Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë, e cila u zhvillua në Air Albania ishte e fundit për kuqezinjtë në këtë vit kalendarik. Një fitore me shifrat 2-0 dhe paraqitje fantastike u regjistrua për Kombëtaren e Edy Rejas. Goli i Skukës dhe Asllanit vulosën shifrat e ndeshjes miqësore.
Kristjan Asllani bëri një mbrëmje fantastike, ku regjistroi statistika të “frikshme”. 90% e pasimeve të tij ishin të sakta dhe realizoj një total prej 85% të aksioneve. Në mesfushë arriti të fitonte 57% të dueleve ku në goditjet e sakta para porte arritën në 66%, në të cilat gjeti dhe rrugën e rrjetës.
Poll