Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ GAFA e korçarëve, Skënderbeu sfidon në Europa League Kamzën

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e Skënderbeut do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e parafundit të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Ky takim do të luhet kundër Dinamos së Kievit dhe korçarët do të tentojnë një rezultat pozitiv.

Por, fillimisht Skënderbeu duhet të luajë kundër Kamzës takimin e javës së 11-të të Superligës. Klubi bardhekuq ka nxjerrë në shitje biletat për takimin kundër Kamzës, por një gabim me biletat është bërë viral në rrjetet sociale.

Edhe pse kjo është një ndeshje e Sueprligës, sipër biletave edhe logoja e "Europa League" duke krijuar përshtypjen se kjo ndeshje luhet pikërisht për këtë turne.

Mesa duket te skuadra e Skënderbeut po mendojnë më shumë për ndeshjen e Europa League.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga