
Karbunarë, Lushnjë dhe Gentian Çela / Fotomontazh
Ditën e sotme, më 11 maj po mbahen zgjedhjet parlamentare. Qytetarët janë drejtuar në qendrat e votimit, por trazirat nuk kanë munguar.
Diçka e tillë ka ndodhur në Lushnjë, ku protagonist është bërë kandidati i Partisë Demokratike, Gentian Çela. Ky i fundit ka bllokuar hyrjen e qendrës së votimit në Karbunarë, tekssa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Kujtojmë se Çela gjithashtu është një ish-futbollist i Lushnjës. Në të shkuarën, Gentian Çela ka luajtur për ekipin e Lushnjës, por edhe për Shkumbinin e Peqinit.
Vijon…
Poll