
Interi u kualifikua në finalen e Champions League, pasi mposhti 4-3 Barcelonën në gjysmëfinalen e dytë. Një duel ku protagonist ishte edhe Francesco Acerbi, i cili shënoi në minutat shtesë golin e barazimit, për ta çuar më pas sfidën në kohën ekstra.
Kundër Barcelonës shënoi golin e parë në karrierë në Kupat e Evropës. Edhe pse vështirë që mund të imagjinohet, marrë në konsideratë moshën e tij, ky finalizim do të mbetet gjatë në memorjen e 37-vjeçarit, pasi e gjeti rrugën e rrjetës kundër një ekipi legjendarë në një ndeshje epike, ndaj Barcelonës.
I impresionuar nga performanca e 33-vjeçarit është edhe ish-i i Superiores. Geralb Smajli ka bërë një postim në “Insta-Story” ku ka prekur të gjitha vuajtjet e italianit, i cili ishte më afër vdekjes se sa finales ë Champions.
Kjo pasi siç dihet Acerbi ka fituar 2 herë luftën me kancerin, ndërsa tashmë trupi i tij pavarësisht së është i dërrmuar nga lodhja shpirtërore, sërish ka forcë për të lënë shenjë në sfida të mëdha.
